Rudina Magjistari krejt rastësisht është shndërruar në një fenomen në rrjetet sociale.

Bukuroshja është shfaqur e jashtëzakonshme në puntatën e fundit.

Ajo kishte mysafir Erik Fullanin, një nga meshkujt më të pëlqyer në rrjetet sociale.

Dhe, kësaj radhe nuk rrëmbeu vëmendjen ajo me dukjen dhe nivelin e emisionit që drejton, por për një gabim që ka bërë.

Teksa Erik Fullani pranoi se emrin ja ka vendosur motra, kurse pyetja e Rudinës ishte ajo që tërhoqi vëmendjen.

“Motra është më e madhe, apo më e vogël?”, e pyeti ajo.

Kjo video tashmë po bën xhiron në rrjetet sociale dhe natyrisht se prezantuesja e radhës në puntatat e ardhshme do të ketë më shumë kujdes. /Telegrafi/