Ish ministri Sulejman Rushiti,  thotë se VMRO dhe BDI  kanë vendosur të shkojnë në zgjedhje, pavarësisht mos përmbushjes së kritereve kryesore, me qëllim qC t’i ikin hetimeve që ka nisur prokurorja speciale ndaj zyrtarëve të përfshirë në veprime kriminale, siç pretendon ajo.

“Qëllimi i vetëm i tyre është që të shpëtojnë nga drejtësia, me shpalosjen e përgjimeve në të cilat bëhet fjalë për keqpërdorime të mëdha të pushtetit.

Unë mendoj se edhe pse kriza thellohet, ndjekja e tyre është e vetmja rrugë për të pastruar këtë shtet nga individë që mbajnë peng partitë politike si prona të tyre, dhe me këtë mbajnë peng edhe shtetin dhe qytetarët”, thotë Rushiti.