Bombarduesit amerikanë të tipit B-52 janë vendosur në Katar me pretekstin e luftës kundër grupit terrorist ISIS në Irak dhe në Siri.

Që nga koha e përfundimit të luftës së vitit 1991 në Gjirin Persik, kjo është hera e parë që Amerika dërgon avionë të tipit B-52 në rajon, të cilët janë dislokuar në bazën Al-Adid të Katarit.

Sipas qendrës së komandës ajrore të ushtrisë amerikane, këta avionë në maj të vitit 2006 janë përdorur në luftën kundër Afganistanit dhe më pas në manovrat ushtarake të kryesuara nga Amerika në Maj të vitit 2015.

Gjeneral Charls Brown kryetar i qendrës së forcave ajrore amerikane, ka thënë se përdorimi i avionëve bombardues B-52 tregon seriozitetin e veprimtarisë së Amerikës për të luftuar ISIS dhe për të mbrojtur rajonin nga çdo shqetësim i ardhshëm.