Të nderuar,

Bashkëmendimtarët e mi dhe unë, vendosëm që ta shpall kandidaturën, duke u nisur nga fakti që shumica e qytetarëve kërkojnë një menaxhim ndryshe. Kërkojnë ekip më kreativ që do të vendosë baza për zhvillim të qëndrueshëm. E pranova këtë sfidë sepse thellësisht besoj në parimin që institucionet nuk duhet të trajtohen si pronë e individëve apo klaneve,  që komuna nuk është dhe nuk duhet të jetë pashallëk i askujt. Jam ithtar i idesë që qyetarët meritojnë transparencë edhe në përzgjedhjen e kandidatëve.

Gostivari ka intelektualë dhe esnafë që kanë kapacitete   ta bëjnë këtë komunë model të  zhvillmit dhe përparimit.  Vetëm unë njoh dhjetëra individë kreativë që do të ishin kryetarë të sukseshëm të kësaj komune që unë do ta kisha për nder të jem në ekipin e tyre ose t’i kem në ekip. Unë i inkurajoj të gjithë ata individë që mendojnë të shpallin kandidaturat, ta bëjnë këtë akt dhe të fillojmë një debat cilësor me qytetarët. I inkurajoj të gjithë që kanë dije dhe ide, të mos rrijnë indiferent por të japin kontributin e tyre për zhvillim. Ka plot mekanizma madje që edhe para zgjedhjeve të përcaktohet kandidati më i kapshëm për opozitarët dhe shumicën e qytetarëve, përmes takimeve, hulumtimeve dhe  sondazheve. Duhet të ndryshohet logjika e kandidimeve në momentin e fundit.  Qytetarët meritojnë transparencë dhe mundësi vendimmarrjeje si gjatë fushatës ashtu edhe gjatë qeverisjes. Unë do të isha I lumtur që në këtë debat të marrin pjesë da më shumë ekpsertë të fushave të ndryshme. Da më shumë ide aq më shumë progres. Në fund, fitoftë ai që do të nxisë  përparim!