Aktivistët opozitarë në Siri kanë bërë të ditur se sulme ajrore kanë goditur për herë të parë pas tri javëve të pauzës Alepon lindore të mbajtur nga Shteti Islamik.

Ata kanë thënë se ky duket të jetë sinjal i fillimit të një ofensive të re të qeverisë në këtë pjesë të qytetit, transmeton arbresh.info.

Observatori për të Drejtat e Njeriut në Siri me bazë në Britani ka thënë se sulmet kanë goditur tri lagje dhe se nuk kanë informacione për vdekjet e shkaktuara.

Aktivisti Bera al-Halaby, i cili gjendet në Aleppon lindore me anë të mesazheve telefonike ka njoftuar që avionët luftarakë janë duke sulmuar me raketa dhe helikopterët me bomba pjesën lindore të qytetit më të madh të Sirisë.

Në mesin e tetorit, Rusia tha se do të ndalë sulmet ajrore për të lejuar rebelët dhe mbështetësit e tyre për tu larguar nga Aleppo lindore. Rebelët refuzuan ofertën dhe Kombet e Bashkuara dështuan për të negociuar dorëzimin e ndihmave në zonën e rrethuar.