Nënkryetari i Qeverisë ruse Dmitrij Rogozin ka deklaruar sot në Beograd se Rusisë nuk pëlqejnë, siç i ka quajtur ai, përpjekjet e NATO-s të militarizojë Ballkanin dhe kështu, sipas tij, Aleanca edhe një herë po tregon reliktin e Luftës së Ftohtë.

Rogozin në konferencën për shtyp me ministrin serb të Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka thënë se nuk beson se NATO do të sjellë më shumë paqe dhe stabilitet në Ballkan, raporton B92.

I pyetur se me cilat armë Rusia do të mund ta furnizojë Serbinë, Rogozin ak thënë se i ka dëgjuar me vëmendje Daçai, kryeministri Vuçiq dhe kryetarin Nikoliq dhes Rusia do ta trajtojë me kujdes apelin e Serbisë.

“Ne shikojmë specifikat dhe ndikimin e armëve”, ka thënë Rogozin duke u pyetur se cilat janë raketat me të cilat ka ndërmend të armatoset Kroacia.

Daçiq ka thënë se Serbia nuk e kërcënon askënd, porse duhet t’i përgjigjet armatosjes së Kroacisë, e cila sipas tij po pajiset me rakete m të cilat mund të sulmohet Beogradi.

“Sikur në vitin 1999 t’i kishim pasur raketat S300, askush s’do të kishte mundur ta bombardonte aq lehtë Serbinë”, ka thënë Daçiq.

nato