Të ftuar në emisionin Info Magazine, janë analisti Bajrush Morina si dhe avokati Tomë Gashi.

Me të ftuarit në fillim është diskutuar për protestën e opozitës së organizuar më 9 janar kurse në fund është diskutuar për deklarimet e zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi mbrëmë në “Zona B” se ai do të bëhet President.

Gashi është shprehur se zgjedhja e Thaçit për President është në duart e partnerit të tij të koalicionit.

“Kjo çështje është në duart e Isa Mustafës që ai do të vendos për Presidentin”.

Por sipas Gashit së pari Thaçi duhet ta pastrojë emrin e tij.

“Nuk e di nëse zgjedhja e Thaçit për president do t’i bënte mirë Kosovës ose jo, por përderisa nuk pastrohet raporti i Dick Martin atëherë jo”.

“Nëse dikush nuk ka arritur që ta pastrojë emrin e vet, e që ka thënë se do të shtrojë padi penale ndaj Dick Martin, fillimisht duhet ta pastrojë emrin e tij për padi të shitjeve të organeve dhe padi të tjera, e pastaj nëse i ka votat është në rregull”.

Tome-Gashi-youtube_622864