“Nikolla Gruevski sipas të gjitha gjasave është kryeministri i parë i cili e ka nënshkruar abdikimin e tij”, shkruan gazeta ditore e Vjenës “Der Standard”, duke e komentuar dorëheqjen e paralajmëruar të kryeministrit të Maqedonisë më 15 janar.

“Dorëheqja është akt simbolik – në këtë mënyrë duhet t’i jepet fund “kulturës” së “sistemit Gruevski”, shkruan gazeta në tekstin nën titullin “Dorëheqja e Gruevskit duhet të sjellë fillim të ri për Maqedoninë”.

“Dorëheqja është pjesë e Marrëveshjes së arritur me ndërhyrjen e BE-së, ndërmjetësuesit Johannes Hahn, me pjesëmarrjen e LSDM-së. Përveç BE-së, edhe Amerika ka luajtur rol të rëndësishëm . Të hënën Nikolla Gruevski ishte për vizitë zyrtare në Uashington ku u takua me nënkryetarin e Joe Baiden. SHBA-te kanë rol të rëndësishëm në parandalimin e rritjes së ndikimit të Rusisë në Ballkan. Vet Gruevski, mundohet ta shpëtojë lëkurën”, shkruan “Der Standard”.

“(…) Ngelet çështje e hapur se, partia e Gruevskit nancionalkonservative VMRO-DPMNE përsëri do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Partia beson në atë – dhe atë ajo ia mundëson Gruevskit që përsëri të kthehet. Mundësit nuk janë të këqija, në vendet e Evropës Juglindore shumë njerëz votojnë në zgjedhje, për atë se pastaj mund të fitojnë punësim ose banesa nga partia. Për atë për Komisionin Evropian është me rëndësi që qytetarët e Maqedonisë këtë herë para zgjedhjeve të dinë se ato do të jenë fer dhe do të punohet për të ardhmen e vendit dhe jo për klientalizëm. Por, deri më 24 prill patjetër duhet që edhe shumë të punohet- mes tjerash të aktualizohen listat zgjedhore të cilat përmbajnë emra të njerëzve ë vdekur. Disa në Shkup dyshojnë që ajo mund të bëhet deri në prill. Nga kjo është e mundshme të shtyhet zgjedhjet, aq shumë çështje do të dalin në pah edhe nga gjyqësori. Komisionit Evropian në vijë të parë i janë më të rëndësishme hapat bazike se sa datat, edhe pse ajo ngelet si cak”, shkruan gazeta austriake “Der Standard”.

gruevski