Që prej ardhjes së Vladimir Putin në pushtet Rusia i është rikthyer armatimit dhe garës për të qenë e para. Ditën e premte “ariu” ka prezantuar edhe armën më të re.
 

Bëhet fjalë për avionin më të ri, MIG-35 pasaardhësi i legjendarit MIG-29. Avioni i ri është bërë në një kompleks industrial të korporatës “Mig” në Lukhovitsy, që ndodhet në afërsi të Moskës. Ceremonia u ndoq nga atashetë ushtarakë dhe gazetarë nga 30 vende.

Thuhet se MiG-35 është ndërtuar që të zëvendësojë të gjithë flotën e aviacionit luftarak rus, por edhe të bëhet një nga modelet kryesore të shitjes për vendet e tjera.

Deri në vitin 2020, Forcat ajrore ruse do të marrin 30 avioni MiG-35. Në total, Ministria ruse e Mbrojtjes do të blejë rreth 170 aeroplanë luftarakë të këtij modeli të ri.