Sjellja e Nikolla Gruevskit ndaj Talat Xhaferit me rastin e votimit të Ligjit për gjuhët po shkakton ende komente dhe reagime në rrjetet sociale. Reagimet e shqiptarëve janë kryesisht negative ndaj kryetarit të Parlamentit, Talat Xhaferi. Ata vlerësojnë se Xhaferi nuk është dashur të tregohet aq tolerant ndaj Gruevskit, transmeton Gazeta Lajm.

“Sa grushta do t’i hante Gruevski, po të ishte Orhan Ibrahimi në vend të Talat Xhaferit”, ka komentuar njëri prej tyre.