Shkruan Fejzi Hajdari

Shqiptarët do të dalin masovikisht në referendum për hir të NATO-s dhe BE-së, e jo për hir të BDI-së. Aq më pak për hir të Ali Ahmetit. Ali Ahmeti mund të provokojë ndonjë shqiptar të mos dalë në referendum, por të stimulojë dikë, nuk ma mer mendja. Mirëpo, BDI-ja dhe Ali Ahmeti, pëpiqen ta (keq)përdorin këtë disponim të shqiptarëve në favorin e vetë.
Duke përgatitur një fushatë të zhurmshme, ata shpresojnë se do të marrin meritat për jehonën e madhe të shqiptarëve në referendum, e cila mund të supozohet që prej tani.

Shpresojnë që pastaj këtë jehonë ta shesin si dëshmi se shqiptarët po e kthejnë besimin te politikat e BDI-së.
Kam përshtypje se Ahmeti dhe BDI-ja, referendumin e shohin si shpresë të fundit për t’ua shpërlarë trurin shqiptarëve nga fotografitë që i bënin 10 vite rresht me Gruevskin, Mijallkovin, e Jankullovskën. Fotografoheshin e incizoheshin bashkë, pa marrë parasysh se a u ndodhte shqiptarëve ndodhte Enciklopedia, ‘Shkupi 2014’, Kalaja, vrasja e Harun Aliut, vrasja e Komandnat Shqiponja, Monstra, Lagja e Trimave…

Duhet të kesh mendim shum të ulët për shqiptarët, që vetëm të shpresosh, e lëre më të presësh vërtetë se do t’i harrojnë të gjitha “të mirat” që ua ke bë bashkë me VMRO-DPMNE-në.

Kryeministri Zoran Zaev duhet të jetë i kujdesshëm. Në kohën kur flitet se shqiptarët janë “ftohur” edhe nga KF Shkëndija (dhe nuk i shkuan në stadium në numër aq të madh sa pritej) për shkak të paraqitjeve të shpeshta të Ali Ahmetit në ndeshjet e këtij klubi, ka rrezik që me paraqitjet e tij të përbashkëta me Ahmetin, të “ftohë” një numër të shqiptarëve edhe nga referendumi. Ky numër gjithsesi nuk mund të jetë shumë i madh, mirëpo Zaev gjithsesi se duhet të jetë koshient për zërat që me plot të drejtë qarkullojnë në mesin e shqiptarëve, të llojit: “Nuk më duhet NATO me Ali Ahmetin”, ose “Nuk më duhet BE-ja me Bujar Osmanin”. Nuk janë vetëm shaka! Zaev i ka dëgjuar “bombat” dhe e din shumë mirë se cili është shkaku pse shqiptarët reflektojnë në këtë mënyrë, kundrejt partnerit 10 vjeçar të VMRO-DPMNE-së.
Po e përsëris se vullneti i shqiptarëve është absolutisht “pro” referendumit, mirëpo duke pasë parasysh se çdo votë është e rëndësishme, nuk duhet të lejohet që për shkak të “provokimeve” nga BDI, të mos dilet në referendum. Sepse ky ndoshta edhe mund të jetë qëllimi i vërtetë i kësaj partie, e cila pikërisht në këtë periudhë i përmirësoi në mënyrë misterioze raportet me “presidentin jolegjitim” Gjorge IvanovSa më pak të flasë Ali Ahmeti për referendumin, aq më shumë shqiptarë do të dalin të votojnë

Shqiptarët do të dalin masovikisht në referendum për hir të NATO-s dhe BE-së, e jo për hir të BDI-së. Aq më pak për hir të Ali Ahmetit. Ali Ahmeti mund të provokojë ndonjë shqiptar të mos dalë në referendum, por të stimulojë dikë, nuk ma mer mendja. Mirëpo, BDI-ja dhe Ali Ahmeti, pëpiqen ta (keq)përdorin këtë disponim të shqiptarëve në favorin e vetë.
Duke përgatitur një fushatë të zhurmshme, ata shpresojnë se do të marrin meritat për jehonën e madhe të shqiptarëve në referendum, e cila mund të supozohet që prej tani.

Shpresojnë që pastaj këtë jehonë ta shesin si dëshmi se shqiptarët po e kthejnë besimin te politikat e BDI-së.
Kam përshtypje se Ahmeti dhe BDI-ja, referendumin e shohin si shpresë të fundit për t’ua shpërlarë trurin shqiptarëve nga fotografitë që i bënin 10 vite rresht me Gruevskin, Mijallkovin, e Jankullovskën. Fotografoheshin e incizoheshin bashkë, pa marrë parasysh se a u ndodhte shqiptarëve ndodhte Enciklopedia, ‘Shkupi 2014’, Kalaja, vrasja e Harun Aliut, vrasja e Komandnat Shqiponja, Monstra, Lagja e Trimave…

Duhet të kesh mendim shum të ulët për shqiptarët, që vetëm të shpresosh, e lëre më të presësh vërtetë se do t’i harrojnë të gjitha “të mirat” që ua ke bë bashkë me VMRO-DPMNE-në.

Kryeministri Zoran Zaev duhet të jetë i kujdesshëm. Në kohën kur flitet se shqiptarët janë “ftohur” edhe nga KF Shkëndija (dhe nuk i shkuan në stadium në numër aq të madh sa pritej) për shkak të paraqitjeve të shpeshta të Ali Ahmetit në ndeshjet e këtij klubi, ka rrezik që me paraqitjet e tij të përbashkëta me Ahmetin, të “ftohë” një numër të shqiptarëve edhe nga referendumi. Ky numër gjithsesi nuk mund të jetë shumë i madh, mirëpo Zaev gjithsesi se duhet të jetë koshient për zërat që me plot të drejtë qarkullojnë në mesin e shqiptarëve, të llojit: “Nuk më duhet NATO me Ali Ahmetin”, ose “Nuk më duhet BE-ja me Bujar Osmanin”. Nuk janë vetëm shaka! Zaev i ka dëgjuar “bombat” dhe e din shumë mirë se cili është shkaku pse shqiptarët reflektojnë në këtë mënyrë, kundrejt partnerit 10 vjeçar të VMRO-DPMNE-së.
Po e përsëris se vullneti i shqiptarëve është absolutisht “pro” referendumit, mirëpo duke pasë parasysh se çdo votë është e rëndësishme, nuk duhet të lejohet që për shkak të “provokimeve” nga BDI, të mos dilet në referendum. Sepse ky ndoshta edhe mund të jetë qëllimi i vërtetë i kësaj partie, e cila pikërisht në këtë periudhë i përmirësoi në mënyrë misterioze raportet me “presidentin jolegjitim” Gjorge Ivanov.