Shqipëria ka gjetur golin e epërsisë në udhëtimin e tyre në miqësoren ndaj Turqisë.

Është sulmuesi i rrezikshëm, Armando Sadiku, i cili ka shënuar një gol të bukur për epërsinë 1-0.

Goli i Sadikut erdhi në minutën e 25-të të ndeshjes.

Ky gol u asistua nga anësori Odise Roshi.