Samsungu ka prezantuar telefonin e ri Galaxy A8, i cili do të vijë si fablet.

Edhe pse është i ngjashëm me paraardhësin e tij, A8 2016 vjen me performanca më të fuqishme. Pajisja ka ekranin 5.7-inç AMOLED me rezolucion 1080 pixels.

Performancat tjera përfshijnë 3 gigabajt RAM dhe 32 GB memorie të brendshme.

Kamera kryesore e Galaxy A8 është 16 megapixel ndërsa ajo ballore 8 MP. Bateria e telefoni është 3,300 mAh.

Telefoni do të dalë në shitje më 1 tetor. Do të kushtojë 580 dollarë.