Kryetari i ASH-së  Ziadin Sela në konferencë për shtyp nga Kuvendi i Maqedonisë ka dërguar kritika të ashpra deri te kryeministri Zoran Zaev për faktin e mos thirrjes në takimin e liderëve të asnjë përfaqsuesi të opozitës shqiptare, përcjell fol.

Ali Ahmeti nuk mund ti përfaqsoj shqiptarët sepse legjitimiteti nga zgjedhjet parlamentare të 2016 i takoj opozitës shqiptare dhe kjo është e dëshmuar me votë . Kryeministri Zaev gabon kur bën kështu ndarje duke mos përfshire partitë opozitare shqiptare , them në mënyre hipotetike nëde zgjidhja e çështjes së emrit do të duhej të zgjidhej përmes referendumit a do ti duheshin kryeministrit 50 000 votat e Aleancës apo rreth 50 000 votat e Besës , si dhe çdo votë tjetër të çdo qytetari . Bdi dijnë dhe mund të mbroj çdo interes tjetër përpos interesave të shqiptarëve , ka deklaruar kryetari i ASH Ziadin Sela /fol.mk