Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në një deklartë për Alsat vlerëson se pamundësia për të faktorizuar shqiptarët buron nga partitë shqiptare në pushtet, shkruan Fol.

«Nuk është folklorizëm të mbrosh gjuhën e nënës dhe të kombit. Është mese e qartë se BDI i ka shërbyer dhe i shërben përuljes, janë putha doras të llojit të vet, klasik e aq më tepër që tani në kuadër të ndryshimeve kushtetuese kanë marrë rolin e udhëheqësve për të kundërshtuar të drejtat e shqiptarëve, është mese e qartë se ata përfaqësojnë klanet e interesit tyre, mbrojnë interesat e kujtdo qoftë tjetër përveç se të shqiptarëve», theksoi Ziadin Sela, Kryetar i ASH-së./Fol/