Në një letër të dërguar deri tek kabineti i kryetarit të Kuvendit, deputeti Nikolla Gruevski, kërkon dëshmi se është nënkryetar i Komisionit për Ndryshime Kushtetuese, me qëllim që ta prolongojë shkuarjen në burg, për shkak se po zhvillohet procesi për ndryshimet kushtetuese.

Edhe pse asnjëherë nuk ju drejtua gjatë seancave me kryetar, dhe ka deklaruar shumë herë se ai është votuar në mënyrë të dhunshme, në letrën e sotshme iu drejtua si kryetar.

Burime brenda Kuvendit thonë që kryetari, Talat Xhaferi, nuk ka ndërmend që t’i përgjigjet.