Të gjithë liderët e partive politike gjatë fushatës parazgjedhore kishin deklaruar shpesh here se nëse i humbin zgjedhjet do të ofrojnë dorëheqjet e tyre .

Por këtë veprim e ka bërë vetëm lideri i LR -PDSH Ziadin Sela i cili deklaroj publikisht se është në dorëheqje dhe se dorëheqjen do ja dorzoj organeve të partisë .

Por ajo që është interesante në këtë temë është heshtja e liderëve të partive tjera të cilët si duket i harruan shumë shpejtë premtimet e tyre dhe se çështjen e dorëheqjes e kanë fshehur në sirtaret e zyrave të partive.

Ali Ahmeti edhe pse ka fituar më shumë mandate nga partitë tjera duhet të ofroj dorëheqjen pasise numri i votave nga zgjedhjet e kaluara është përgjysmuar dhe së është fajtori kryesor që LSDM mori numër të madh të votave nga elektorati shqiptar .

Bilall Kasami kishte deklaruar se nëse nuk e fiton BDI do jap dorëheqje por çuditërisht edhe pse mori deputet sa gjysma e BDI ,ai së bashku me partinë e tijë festuan dhe se fjalët e premtuara në fushat i harruan .

Menduh Thaçi sikur se në çdo cikël zgjedhor edhe në ktë fushat deklaroj se do të jap dorëheqje nëse nuk i fiton zgjedhjet dhe rezultati ishte katastrofal Pdsh nga 7 deputet ka rënë në 2 por përsëri nuk ka dorëheqje.

Ngelet të shohim ditët në vazhdim se liderët a do të mbajnë fjalën e dhënë para popullit apo do të vazhdohet në stilin e vjetër premtime para zgjedhjeve e zhgënjime pas zgjedhjeve.