Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela ka deklaruar se është i gatshëm të përballet me Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin.

“Me çdo kryetar partie, por sidomos me dy oponentët politik të “Aleancës për shqiptarët”, Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin për hir të opinionit shqiptar jam gati që tani të shkoj në cilindo medium që ato do të preferojnë dhe të dëshmojmë para popullit për bëmat politike dhe situatën aktuale.

Nëse kanë guxim të përballen me të vërtetën i ftoj të dalim para opinionit ashtu si në shtetet e botës demokratike dhe më pas populli le të gjykojë” tha Ziadin Sela për “Drini.mk”.

Pak më parë, Sela u përball me me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, lidhur me zgjedhjet që pritet të mbahen më 11 dhjetor të këtij viti. /albeu.com/