I pyetur në lidhje me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, z. Ziadin Sela tha se ka hapsirë për një gjë të tillë pas rezultateve të zgjedhjeve lokale. Mirëpo z. Zaev duhet të tregoj që është ndryshe, ndryshe nga Gruevski dhe Ali Ahmeti, të cilët organizonin zgjedhje parlamentare në çdo dy vite.

Me zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të zvarritet edhe më tutje çështja me Greqinë, si dhe anëtarësimi i shtetit në NATO, poashtu dhe eurointegrimet.

Nuk duhet shkuar në zgjedhje të parakohshme parlamentare nëse nuk rregullohen të gjitha këto çështje, si dhe reformat në gjyqësorin.

Sipas z. Sela, më të logjikshme janë zgjedhjet parlamentare së bashku me ato presidenciale, në këtë mënyrë do të reduktoheshin edhe shpenzimet.

Në fund ai shtoi se Aleanca për Shqiptarët është e gatshme për zgjedhje në çdo kohë.