Kryetari i LR-PDSH, Ziadin Sela gjatë  debatit në emisionin Click të Tv 21 tha se”Përmes unifikimit të partive shqiptare do të mund të plotësohen kërkesat që kanë në platformat e tyre partitë shqiptare. Ai tha se partia e tij ende është e hapur për hartimin e listave të përbashkëta me Lëvizjen BESA.
Sipas tij, LR-PDSH pret rezultate të mira në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Ne do të kemi rastin dhe do ta tregojmë veten, sepse po krijojmë situatën sikur këta janë të pamposhtur dhe nuk ka forma tjera se si të mposhten. Për temën e bashkëpunimit opozitarë unë kam vërejtur një problem sepse unë kam qenë cdo herë i hapur dhe jam përsëri dhe ja ku e them publikisht në qoftë se
listat janë problem , ja ka kohë edhe nesër le të vijnë të bëhemi bashkë sepse është shumë e rëndësishme për të dhënë përgjigjen e mekanizmave pastaj se ku duhet të arijmë. Ne kemi qenë në bisedime dhe ja ku unë publikisht ku ithem dikujt që ka ndërhyjë në bisedime për të bë bashkëpunim opozitarë le të dalë dhe le të thojë që ndonjëher e kam kundërshtuar dhe kam qenë ndonjëherë kundër idesë. Pa dashur të hyjë në polemikë sepse e vërtet për mua është e tillë kur thuhet e tërë. Unë kam pasur rastin ta dëgjojë dhe pastaj disa mediume të afërta me Lëvizjen Besa e kanë keqpërdorë deklaratën e z Pollozhani.
Edhe z. Pollozhani , në cilësinë e Kryetarit të Shoqatës së të Burgosurve Politik, tha se po është e vërtetë se është keqpërdor deklarata e tij në Rruga Drejt nga ana e mediave të afërta me lvvizjen Besa. Poashtu z. Pollozhani në këtë debat tha se : “Që të ndërrohet sistemi duhet që shqiptarët të bëhen, bashkë, si për Iliridën që u bënë 92%, e votuan edhe atëherë i thanë bujrum.” Ajo për të cilën mysafirët në Klik Plus u dakorduan, ishte se cilado parti të fitojë në zgjedhjet e 11 dhjetorit, nuk duhet të hyjë në Qeveri pa arritur marrëveshje për plotësimin e platformës së tyre politike.
Për më tepër ndiqe emisionin e plotë në vazhdim:

https://youtu.be/sd-3iXA78dw?t=31

© fol.mk