Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, deklaroi se gjatë takimit me eurokomisarin Johannes Hahn, ka marr sugjerime nga ky i fundit për zbatimin e reformave, kanë shprehur qëndrimet e tyre lidhur me zgjedhjet lokale si dhe situatën aktuale politike në vend.

Sela përsëriti se Aleanca për shqiptarët do të vazhdojë të jetë pjesë e qeverisë dhe insiston se ministri i Shëndetësisë duhet t’i takojë partisë së tij.

Sa i përket Ligjit për gjuhën, për të cilin pak më herët Hahn u shpreh se ky ligj nuk përbën reformat e domosdoshme për rekomandim, Sela tha se në pikën e këtij ligji qëndron flamuri i Bashkimit Evropian pasi ajo është marrëveshje e partnerëve të koalicionit.

Sela gjithashtu theksoi se Hahn ka porositur për qeveri stabile. /Alsat M/