Një nga udhëheqësit e iniciativës qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”, Boris Damovski, ishte mysafir në emisionin e mbrëmshëm “Vetëm e vërteta” e televizionit Kanal 5 tha se nuk ndjehet përgjegjës për përshkallëzimin e protestës të kësaj lëvizjeje, kur dhuna ndodhi në Parlament, përcjell Fol.

“Përgjegjësi duhet të ndjejnë ata që bënë kurth ngjarjet më 27 prill. Jam i gatshëm të shpjegoj për atë të cilën mbrojmë dhe se sjellja e dhunshme e turmës së izoluar nuk kishte të bëjë me “Për Maqedoni të përbashkët”. Prokuroria i ka të gjitha provat dhe do të ishte e drejtë të më thërrisnin dhe të më dëgjojnë”, tha Damovski.

Ai tha se Bogdan Ilievski-Batman (një tjetër organizator i protestave) me angazhimin e tij në Komitetin Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së vetëm se i ka dëmtuar ata. /Fol/