Kreu i Aleancës për Shqiptarët , Ziadin Sela në një takim me gazetarët nuk ka përjashtuar bashkëpunimin me Lëvizjen BESA. Sela me këtë rast ka theksuar se janë formuar komisionet të cilat po shqyrtojnë këtë mundësi, megjithatë sipas tij një vendim i tillë do të merret nga ana e Kryesisë qendrore të partisë.

Ndërkohë në press konferencën e sotme u bë publike se partisë së Selës i bashkëngjiten Hysni Shaqiri dhe Valon Kurtishi .