Kryetari i Komunës së Strugës , Ziadin Sela prit sot në një takim miqësor një delegacion nga Bursa e Turqisë.

Delegacioni i Kryesuar nga Kryetari i Shoqatës Kulturore ‘’ Kosova dhe Shkupi’’, Rexhep Gyndyz u shprehën mjaf të kënaqur që u pritën nga kryetari Ziadin Sela, ndërsa shprehën gadishmërinë për të nisur bashkëpunimet në nivele komunash me njësitë lokale të Bursës.

Kryetari i Komunës së Strugës vlerësoi lartë kontributin e kësaj shoqate për komunitetin shqiptar në atë rajon.

Në fund, miqtë nga Bursa dhe Kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela shkëmbyen dhuratat e rastit në shenjë të nisjes së bashkëpunimit.