Pas reagimeve të shumta të prindërve dhe problemeve të grumbulluara e të pazgjidhura në çerdhen “8 Marsi” në Strugë, kryetari i komunës së Strugës, ka shkarkuar drejtorin e gjertanishëm të këtij institucioni Sasho Kleçaroski dhe ka emëruar ushtrues të detyrës së drejtorit Meriban Zhuta-Osmani, informon INA.

Një vedim i këtillë mbase ishte edhe i pritshëm pas ankesave të prindërve të fëmijve, sidomos atyre shqiptar dhe në arsyetimin për shkarkim të tashmë ish drejtorit, kryetari i komunës Ziadin Sela shprehet:

“Shkaqet për këtë shkarkim janë në rend të parë mosrespektimi i ligjit dhe sjellja e tij e dëmshme. Nuk do të lejoj që një paralele me mësim në gjuhën shqipe të zhvillojë mësimin në koridor, përderisa në objektin tjetër të çerdhes ka hapsira boshe ku mund të zhvillohet mësimi dhe aktivitetet tjera. Ndaj secilit që fëmijët i ndanë mbi baza etnike, siç ka vepruar tashmë ish drejtori, do të marrim masa që ti shkarkojmë sepse të tillë nuk e kanë vendi  në institucionet educative të fëmijve”.

Para disa ditësh kur vizituam çerdhen “8 Marsi”, pedagogja e këtij institucioni parashkollor Dushanka Opetçevska lidhur me problemet ekzistuese të mungesës së hapsirës, kushteve teknike dhe atyre kadrovike ajo deklaroi:

“Jemi drejtuar institucioneve kompetente lidhur me problemin me të cilin ballafaqohet institucioneve kompetente lidhur me problemin me të cilin ballafaqohet dhja “8 Marsi” më 5 maj të këtij viti por nuk kemi kurrfar përgjegje”-theksoi ajo dhe shtoi: “Në objektin “Flutura” që ka kapacitet për vetëm 140 fëmijë, ne kemi pranuar 234, ndërsa në pritje janë deri në ditën e sotme edhe 70 të tjerë. Ndërkaq, në objektin tjetër, “Dielli”, kapaciteti i së cilës është për 170 fëmijë, janë pranuar 310 fëmij, ndërsa në pritje janë me ditën e sotme edhe 119 të tjerë. Kjo shkakton stërngarkesë në të gjitha aspektet teknike, hapsinore dhe pedagogjike, sepse aktualisht fëmijët nuk disponojnë në aspektin hapsinor as gjysëm metër katror për person, ndërsa normativat parashohin minimum 4 metra katror për person. Kemi nevojë immediate për zgjërim të kapaciteteve hapsinore, teknike dhe kadrovike, së paku për ta hapur edhe dy paralele në gjuhën shqipe dhe një paralele në gjuhën maqedonase”-tha mes tjerash pedagogja Dushanka Opetçeska. (M.Latifi/INA)