Koment i redaksisë.

Ministri i arsimit dhe shkencës mbase mund të ketë punësimin e parë drejt si ministër dhe me disa muaj në funksion, por kjo nuk e amniston nga neglizhenca e tij për kaosin që çfaqet me fillimin e vitit shkollorë.

Mbase ai nuk mundë të fajësohet për cilësinë në arsimin , por nuk mundë të justifikohet me mashtrimet që po plason për gjendjen e objekteve të shkollave,për furnizimin e me libra apo për mos marjen e asnjë iniciative për evitimin nga përdorimi të librave që kanë fjali me përmbajtje skandaloze në aspekt të drejtëshkrimit në gjuhën shqipe, me definicione joshkencore si dhe përmbajtje historike jo të sakta dhe joreale.
Pse po vazhdon akoma të shes si propagandë projektin propagandues si Universitet në gjuhën shqipe ” Nëna Terezë”-Shkup, kurë ende po adaptohet objekti. Pse shteti konstituon dhe propagandon Universitet ende pa mos pasur hapësirat e nevojshme për të njëjtin. Por kuptohet, marketingut politik i jepet më shumë rëndësi sesa cilësisë dhe organeve që do të menaxhojnë me këtë Universitet.

Madje a mundë të justifikohet ministri Pishtar Lutfiu me kaosin që po ndodhë në komunën e Tetovës dhe gjetiu lidhur me transportin e nxënësve. A ka detektuar gjendjen përmes ministrisë së financave se a janë transferuar bllok dotacionet për transportin e nxënësve në kohë në komunën e Tetovës ? A do të mer masa ministri që prindërve të nxënësev tua kthejë parat që po paguajnë nxënësit për transport të tyre deri në shkollë dhe anasjelltas, sepse arsimi i mesëm , me ligj është i obligueshëm dhe se transporti sigurohet nga buxheti i shtetit.

Nga ajo që po shifet, ministri që nuk ka as një orë të vetme të mbajtur me nxënës e as që e e njeh këtë sferë shumë senzitive, gjithsesi nuk mund ta kuptojë zhvillimin e këtijë procesi e aq më pak të menaxhojë me këtë dikaster. Dhe krejt kjo e bënë, që më shumë kujdes tu kushtohet rangimit dhe ndrimit të ,,kollareve ,, sesa rangimit të Universiteteve në gjuhën shqipe, rangimit për stipendimin dhe punësimin e studentëve më të mirë etj etj.
Sukseset e një ministri nuk numërohen me ngjyrat dhe numrin e “kollareve”por me të ariturat në sferën e arsimit.

© fol.mk