Karvani i Prof. Blerim Rekës në shoqërim edhe të kryetarëve Sela e Kasami gjatë ditës së sotme qëndroi në Komunën e Haraçinës.
Me këtë rast fjalim përveç Kandidati për president prof. Blerim Rekës, fjalë rasti para Haraçinasve mbajti edhe Ziadin Sela i ASH-së. Sela në fjalimin e tij theksoi se ai bashkë me Prof. Rekën si dhe votat e shqiptarëve janë të përcaktuar për të ndërtuar sistem të mirrëfilltë të qeverisjes.

“Ta fuqizojmë votën e shqiptarëve, që në mënyrë të mos varemi nga udhëheqësit politk qeveritar. Diskrimini duhet të merrë fund dhe Prof. Blerimi Reka do ta ndalojë këtë rrugëtim politik.

Çdo veprim i Ali Ahmetit ka qenë i dëmshëm për shqiptarët. Reka, është këtu për të treguar se ne jemi shqiptarë, do të jetojmë dhe do të vdesim si shqiptarë.

Apeloj, mos ti dëgjojmë partitë e tjera politike dhe ftesat e tyre për kandidimin e liderëve të tyre. Të mos e turpërojmë themelin dhe pragun e shtëpisë tonë dhe këtë ta dëshmojmë me 21 prill kur duhet ta votojmë Blerim Rekën”, tha Sela.