Si pasojë e vërshimeve, që po përmbytet qyteti dhe fshatrat e malësisë së Tetovës nga papërgjegjësia e autoriteteve komunale, duke hezituar të pastrojnë shtratin e lumit të Reçicës së Madhe, dhe rregullimin e rrugëve në Shipkovicë, sot vërshimet sërish po rrezikojnë të dalin jashtë kontrollit. Me këtë rast ka qenë i menjëhershëm reagimi i kryetarit të degës së LR-PDSH-së, z. Arif Selami.

Në vazhdim e botojmë të plotë reagimin e z. Selami:

Deklarata e kryetares Teuta Arifi, “Një kalë më pak i larë në bronz në sheshin e Shkupit, mund ta rregullon gjithë infrastrukturën e f.Shipkovicë”, po te modifikoheshte pak, si ne vijim, “Nga një banese më pak për Kryetaren dhe Kryesuesin e Këshillit të Komunës së Tetovës, mund ta rregullonte gjith infrastrukturën e f. Shipkovicë” do te ishte edhe më ‘kuptimplotë’, bazuar ne FAKTET me poshte:

http://dksk.org.mk/imoti_2/detail.php?detail=7577&search=&ime=Теута&prezime=&funkcija=&institucija=

http://dksk.org.mk/imoti_2/detail.php?detail=6672&search=&ime=Хисен&prezime=&funkcija=&institucija=

Sa i perket versionit origjinal te kesaj deklarate, perseri është dashtë që z-nja Teuta Arifi, si nënkryetare e subjektit që përfaqeson, si dhe ish-nenkryetare e kesaj Qeverie, të reagonte qe kur harxhoheshin miliona euro para nga buxheti për ngritjen e përmendoreve të tilla, bile edhe ta parandalonte ate! Buxhet ky i plotesuar edhe nga taksapaguesit shqiptar, te cileve eshte dasht qe, viteve te kaluara, t’ju sherbente pikerisht ne zbutjen e halleve te tyre dhe jo marrezise qeverisese ne realizimin e kiçeve te tilla te shekullit XXI!

Sipas Mark Bovens, drejtor i Utrecht School of Governance “Llogaridhënia paraqet një marrëdhënie në mes të një aktori dhe forumi, ku aktori ka për obligim të sqarojë dhe justifikojë veprimin e tij/saj, ndërsa forumi mund të shtrojë pyetje dhe të japë vlerësime, si dhe aktori duhet të përballet me pasojat.”
Prandaj eshte teper irituese dhe e shpifur qe npermjet deklaratave te tilla te shmanget pergjegjesia dhe llogaridhenia, si rezultat i paaftesive profesionale te faktorit njeri!
Nje fjale e urte thote: Fundi i madh i jetës nuk janë njohuritë, por veprat, pra faktet (qe flasin ndryshe!?).
Pra, nga udheheqes institucional qe përfitojne materialisht, pa kurfar pergjegjesie morale, ne gjithmon do kemi këtë improvizim politik dhe mashtrim praktik!

©fol.mk