Lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela në debatin Click Plus të TV21 në lidhje me  rifreskimin e qeverisë me ministrat e rinj të BDI-së. theksoi se: ”Këto ndryshime janë të vonuara dhe duhej të kishin ndodhur menjëherë  pas zgjedhjeve të fundit”.  Ai  poashtu shprehu edhe dyshime mbi autoritetin e ministrave të rinj duke marrë parasysh përvojën e tyre dhe faktin që të gjitha postet partiake ngelën në duart e funksionarëve të deritanishëm.

Sela shpreson që ministrat e rinj do të jenë më të suksesshëm, por vetëm nëse nuk pranojnë të jenë marioneta në duart e ministrave paraardhës. Ai këto manovra i sheh si tentativa për ikje nga përgjegjësia të kryesisë aktuale të partisë në pushtet madje edhe si një përpjekje që gabimet e partisë të mbulohen nga pafajësia e disa djemve të rinj.

©fol.mk