Në debatin e organizuar në emisionin Click plus të TV21, ku pjesmarrës ishte lideri i LR-PDSH-së z.Zijadin Sela me analistët Albert Musliu, Arsim Sinani dhe ish deputeti Abedin Zymberi.

Në mes tjerash, analisti Sinani fajet për mos bashkimin e partive të reja opozitare ia drejtoi Lëvizjes Besa, ai tha: “Opinioni duhet ta dije që BESA u tërhoq nga nënshkrimi i marrëveshjes së krijimit të bllokut opozitar në Prishtinë, ku ndërmjetësues ishte Albin Kurti.
Unë kam një pyetje për 1 milion dollar: Kush është Kali i Trojës në opozitën shqiptare që pamundëson bashkëpunimin, duke aluduar në Lëvizjen Besa që refuzon pjesëmarrjen në krijimin e bllokut opozitar.

Në vazhdim analisti Sinani shprehet se “Opozita duhet e organizuar të luftojë Menduh Thaçin dhe Ali Ahmetin”.