Selimi duke folur në mbledhjen e këtij Komisionit tha se nëse janë mbrapa me agjendën s’është faji i komisionit por i Qeverisë pasi që siç tha ai  Qeveria nuk ka proceduar ligje.

“Është hendikep edhe mungesa e kryetarit të Komisionit. Mendoj se edhe puna e komisionit është e ndërlidhur me punën e Kuvendit dhe Qeverisë. Ligjet e nevojshme ka qenë ligji për pensionim të parakohshëm të policëve”, tha Selimi.

Sipas tij  Komisioni ka mundur të bëjë më shumë edhe në legjislacionin për  shndërrimin e FSK-së në Forca të Armatosura.

“Ne jemi të gatshëm të bëjmë më shumë nëse Qeveria do të ishte e gatshme t’i procedojë ligjet”, tha Selimi.

i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi tha se situata e krijuar në Kuvend ka pasur ndikim edhe në punën e Komisionit për Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së.