Skandalet e Bashkimit Demokratik për Integrim nuk kanë të ndalur. Skandali i radhës është emërimi i Arbër Isakut për Prokuror Publik në Maqedoni. Në biografinë e tij shkruan se ka kryer Fakultetin juridik në Prishtinë dhe se ka punuar si Këshilltar në Qeveri, ndërsa nga viti 2009 është Këshilltar në Kuvend, transmeton Fakte. Por në fakt bëhet fjalë për një militant tjetër partiak, sikur edhe të gjithë të tjerët që BDI i emëroi për Prokurorë dhe për Gjykatës, që më pas ata të zbatojnë detyra partiake: të lirojnë vrasës të BDI-së dhe VMRO-së, si dhe të arrestojnë shqiptarë që nuk pajtohen me partnerët qeverisës.

Fakte ua prezenton edhe dokumentin e Entit shtetëror për Revizion, sipas të cilit Prokurori i ardhshëm Arbër Isaku gjendet i dyti në listë sipas donacioneve për partinë e Ali Ahmetit në zgjedhjet e fundit parlamentare, në vitin 2014.

Një prej kushteve kryesore që u potencua në Raportin e Pribesë e që Maedonia duhet të plotësojë është distancimi i partive politike nga institucionet profesionale, posaçërisht ato të sistemit të jurisprodencës.

Ndryshe, anëtarët e sapozgjedhur të Këshillit të prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë sot do të japin deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski.

Deklaratë do të japin Arbër Isaku, Petar Anevski, Fidanka Rajevska, Desa Paunovska dhe Kole Shterjov./fakte