Pas zjarrit i cili mbrëmë përfshiu një kamp emigrantësh në veri të Francës, 900 emigrantë të evakuuar kanë marrë akomodim të përkohshëm në gjimnazet lokale.
 

Pas zjarrit i cili mbrëmë përfshiu një kamp emigrantësh në veri të Francës, janë zhdukur rreth 600 emigrantë, kanë njoftuar të martën nga organizata Mjekët pa Kufij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesja e këtij grupi humanitar për Francë, Corenne Torre, deklaroi se rreth 1.500 emigrantë ishin evakuuar nga shkaku i zjarrit i cili shkatërroi strehimoret nga druri në kampin Grande-Synthe, në periferi të Dunkirkut.

Ajo tha më tej se 900 emigrantë të evakuuar kanë marrë akomodim të përkohshëm në gjimnazet lokale, ndërkohë që 600 të tjerëve u humbet çdo gjurmë.

“Thjeshtë, nuk e dimë se ku ndodhen”, tha Torre.

Supozohet se zjarri ka shpërthyer si pasojë e një përleshjeje fizike në të cilën morën pjesë rreth 150 emigrantë.

Torre tha se 10 persona kanë marrë lëndime të lehta.

Autoritetet franceze kanë nisur një hetim për të zbardhur shkakun e shpërthimit të zjarrit.