Sot Serbia zgjedh presidentin e saj të ri. Qendrat e votimit hapen sot nga ora 07:00, deri në orën 20:00.

Në listat zgjedhore në këtë shtet janë 6.724.949 votues dhe këta kanë mundësi të votojnë në 8.396 vende votimi. Por, qendravotimi janë hapur edhe jashtë Serbisë për 11.590 votues me shtetësi serbe.

Në Kosovë, Serbia ka hapur 90 qendra votimi dhe të drejtë vote kanë 105.929 votues.

Kujtojmë se në këto zgjedhje marrin pjesë 11 kandidatë, ku më të favorizuarit janë kryeministri aktual, Aleksandar Vuçiç, ultranacionalisti Vojislav Sheshelj dhe ish-kandidati për sekretar të përgjithshëm të OKB-së, Vuk Jeremiç.