Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për dokumentet identifikuese.

Serbia i ka pranuar dokumentet kosovare çka bën që të mos ketë më pengesa për lëvizje të lirë mes dy vendeve.

Këtëq e bërë të ditur Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, njofton Klankosova.tv

“Kemi një marrëveshje. Në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për poseduesit e dokumenteve të Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i kërkojë ato për poseduesit e dokumenteve të Serbisë”, ka shkruar ai në Twitter.

Borrell tha se Bashkimi Evropian ka marrë garanci nga kryeministri kosovar, Albin Kurti, për zbatimin e kësaj marrëveshje derisa ka përgëzuar atë dhe presidentitn serb për këtë marrëveshje.

“Serbët e Kosovës, si edhe të gjithë qytetarët e tjerë, do të mund të udhëtojnë lirshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke përdorur letërnjoftimet e tyre. BE-ja sapo mori garanci nga kryeministri Kurti për këtë. Kjo është një zgjidhje evropiane. Ne i përgëzojmë të dy liderët për këtë vendim dhe lidershipin e tyre”, përfundoi Borrell.