Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Serbi janë arrestuar 79 persona pasi dyshohen për afera korruptive në 20 çështje të ndryshme.

 

Ministri  i brenshëm Nebojsa Stefanovic në një konferencë për shtyp informoi se mes të arrestuarve ishin dhe dhe dy zv/ministra, biznesmenë të njohur dhe ish Ministri i Tregtisë dhe Turizmit, Slobodan Milosavljevic , Zoran Markoviç, ish-Drejtor i Antikorrupsionit , Mila Jerzdimiroviç, ish-këshilltarë i ish-Kryeministrit Ivica Daçiçit dhe ish-drejtori i agjencisë së sigurimeve “Danube” si dhe disa kryetarë bashkish, drejtues të kompanive publike dhe biznesmenë . Ata akuzohen se i kanë shkaktuar dëm shtetit në vlerën e 100 milionë eurove.

 

Ministri i Brendshëm bëri me dije se hetimet në kuadër të një operacioni të madh kundër korrupsionit është  nisur që në vitin 2004 dhe deklaroi se askush që është i përlyer nuk do të shpëtojë

Ndër  të tjera bëri të ditur dhe se janë edhe 39 persona të tjerë që priten të arrestohen.

serbi