Në prag të ndërrimit të moteve,  në Urimin e tij  për Vitin e Ri mjeku Dr  Bekim Tateshi -Ophthalmolog në klinikën e syve në Shkup, apelon deri tek prindërit që të kenë kujdes të shtuar ndaj fëmijve të tyre në përdorimin e fishekzjarreve gjatë  kremtimit të natës së vitit të Ri. 

ja edhe shënimi e  tij të plotë:

THUAJ JO FISHEKZJARREVE !

Si afrohet festa e Vitit të Ri, frekuenca e zhurmës nga përdorimi i fishekzjarreve shtohet ne intenzitet. Ne nënqiellin tonë mosha e përdoruesve sillet prej fëmijëve të vegjël e deri te ato në moshë. Dëshira dhe motivi i këtij fenomeni është i pakuptimt për mua, prandaj kam qënë jam dhe do jem kundër që ndërrimi i motmoteve të festohet në këtë mënyrë, sidomos prej kur ushtroj profesionin e mjekut.
Nuk ka kujdestari të Vitit ë Ri që mos ketë raste lëndimi nga fishekzjarret, duke nisur nga djegje të lëkurës të gishtave dhe pëllëmbës, humbja e një apo më shumë gishtave dhe interesant, në shumicën e rasteve lëndime të syrit dhe pjesëve ndihmëse të saj, si djegje të vetullave, të kapakëve, qerpikëve dhe më fatalet, pjesës të përparme të syrit me ngulitje të trupave të imtë metalik në kornenë e syrit dhe depërtimi i tyre deri në pjesën e retinës duke shkaktuar verbërim të përhershëm.
Apeloj, si prind dhe mjek, fëmitë tuaj argëtoni ndryshe, zhvilloni imagjinatën e tyre në drejtim tjetër se edhe ato një ditë do të bëhen prindër dhe do përcjellin të gjitha vetitë pozitive dhe negative.

Sidoqoftë, urime Viti i Ri 2016 duke ju uruar një vit të mbarë dhe të suksesshëm, me dëshirë për shumë shëndet dhe lumturi në familje e suksese në punë.
Mos harro – thuaj jo fishekzjarreve !!!

btdr bekim tateshifishekzjaredr syridr gishti