,Shaban Tërstena,, do tju bëj një TUSH mundjeje ! Miq të dashur, Sot , pas gjithë zymtësisë dhe tymosjes një dekadëshe mbase edhe mashtrimit të shqiptarëve me politika joshëse ,klienteliste dhe përfitime familjare, nuk do të mund të hipnotizojnë RININË e denjë shqiptare në Çair dhe më gjërë,asnjë fjalim stereotip dhe me diskurs populist e mashtrues. Veni re, vetëm brendi i palestrës në Çair ,,SHABAN TËRSTENA,,, përmban aq merita për ndërkombëtarizim të shqiptarëve që bëri me anë të mundjes si sport,saqë do të margjinalizojë çdo fjalim bosh dhe me përmbajtje lajthitëse politike për rininë shqiptare. ,, Shaban Tërstena,, sot ka të ngjarë tju bëj një TUSH mundjeje, poltikanëve të Bdi-së që do të performojnë në foltore me diskurs mashtrimi, ndërsa rininë do ta vetëdijësoj për MOSmashtrim eventual.