Njohësit e çështjeve politike e cilësojnë si pozitiv mundësinë e bashkimit të opozitës në një front të përbashkët parazgjedhor. Duke komentuar takimet e shpeshtuara mes liderëve të opozitës maqedonase dhe shqiptare, ish deputetët Hysni Shaqiri dhe Esad Rahiq vlerësojnë se bashkëpunimi i opozitës është i rëndësisë kyçe me qëllim që ti jepet fund qeverisjes siç e cilësojnë kriminale të pushtetit aktual.

“Dëshira ime ashtu sikurse edhe të një pjesë të mirë të qytetarëve do të ishte që të vijë deri te bashkimi i të gjitha partive opozitare në një front të përbashkët dhe jo vetëm opozita, por unë mendoj se ata madje duhet të bashkëpunojnë edhe me jashtëtokësorë vetëm e vetëm që të largohet nga pushteti kjo udhëheqësi kriminale si në bllokun maqedonas ashtu edhe shqiptar”.

Megjithatë për ish deputetin Hysni Shaqiri në rast të një bashkëpunimi të tillë, faktori politik shqiptar duhet të unifikojë qëndrimet për të pasur pozicion të fuqishëm” deklaroi Esad Rahiq, ish deputet.

“Është në interes të të gjithëve që njëherë e përgjithmonë të kemi një forcë politike që përfaqëson interesat e përgjithshme të shqiptarëve, është interesi i gjithë qytetarëve nëse këtë e kupton edhe opozita maqedonase atëherë do të jetë shumë e lehtë të zgjidhen problemet ato që për momentin janë më të lehta dhe në fund të zgjidhet statusi juridiko-kushtetues i shqiptarëve, barazia e plotë dhe përfaqësimi i drejtë dhe adekuat. Tash institucionet janë të korruptuara, kanë devijuar prej ligjit dhe kushtetutës. Korrupsioni kanë marrë përmasa galoponte dhe duhet luftuar si dukuri që i ka dëmtuar më së shumti shqiptarët”

Megjithatë sipas Rahiq gjithçka do të varet nga liderët politikë nëse do të arrijnë të lënë anësh egon e tyre”, tha Hysni Shaqiri, ish deputet.

“Gjithçka do të varet nga kapaciteti i liderëve politikë. Nëse egon e tyre e lënë anësh dhe vendosin se kushtet e këqija të jetës, frustrimet që i përjetojmë si shtet, si komb janë problemet tonë të përbashkëta që duhet ti zgjidhim bashkërisht atëherë shumë lehtë do të bashkoheshin dhe luftonin qeverinë e korruptuar”, theksoi Esad Rahiq, ish deputet.

Deri më tani koalicione parazgjedhore ka pasur vetëm mes partive më të vogla të të njëjtit bllok etnik apo grupeve etnike më të vogla, ndërkohë që koalicionet mes partive shqiptare dhe maqedonase kanë ndodhur vetëm pas zgjedhjeve.