Fytyra të qeshura,brohoritma gëzimi,urime pa fund,buqete me lule dhe jehonë feste shihet në cdo shkollë ku flitet gjuha e ëmbël shqipe.Janë këto pamje që e kanë kthyer 7 Marsin në festë si shenjë falëmnderimi për profesionin më hyjnorë,për mësuesit tanë.

Për nderë të kësaj dite  SHASH ,,Naim Frasheri”Kumanovë- Likovë organizoi aktivitete të ndryshme, si:

1.Garat sportive për shkollat fillore dhe të mesme në futboll të vogël për meshkuj dhe femra

2.Proze dhe poezi

3.Art figurativ

4.Kuiz -testi i dituris ku morën pjesë 22 shkolla

Ndërkaq nesër për nderë të mësuesve të palodhshëm në realizimin e misionit  të  tyre ,për edukimin dhe arsimimin e nxënësve brez pas brezi.  Kjo festë do të manifestohet , ku do të ndahen dhe mirënjohje për mësuesit dhe nxënësit e dalluar./ fol.mk