Hillary Clinton fitoi në parapraket e zhvilluara në territorin amerikan të Puerto Rico-s. Kryesuesja e garës brenda demokratëve, arriti të marrë më shumë se 60% të votave kundrejt 35% të rivalit të saj, Bernie Sanders. Ish-Sekretares së Shtetit i nevojiten tashmë më pak se 30 delegatë për të siguruar nominimin presidencial.