SHBA-ja dhe India nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim logjistik në fushën e mbrojtjes, transmeton BTA.

Marrëveshja të dy vendeve u mundëson t’i përdorin bazat ushtarake të vendit tjetër për remont dhe mbushje me lëndë djegëse të teknikës së vet luftarake.

Marrëveshja është një hap para në drejtim të përforcimit të lidhjes amerikano-indiane në sferën e mbrojtjes në çastin kur të dy vendet tentojnë ta kundërshtojnë të ashtuquajturin agresivitet të Kinës në det, shkruajnë mediat britanike.

Marrëveshja u nënshkrua dje në Uashongton nga ministrat e Mbrojtjes së SHBA-së dhe Indisë, Eshten Karter dhe Manohar Parikar.