Para pak çastesh në rrjetin social “Facebook”, kryetari i partisë më të madhe opozitare, Zoran Zaev, publikoi një status në të cilin shkruan: “Maqedonia Fiton”, ku konfirmon se tanimë pasi është zgjedhur edhe anëtari i pestë i Ad Hoc trupit, Maqedonia është e gatshme të shkon në zgjedhje.

Përndryshe para pak çastesh më herët u konfirmua edhe anëtari i pestë i Ad Hoc trupit i cili është Lulzim Haziri ku partitë më në fund u morrën vesh që korrespodenti i TVM-së nga Gostivari të jetë anëtari i vetëm shqiptar në këtë trup.

zoran-zaev-1021x580