SHBA merr përgjegjësinë e sulmit në Mosul ku u vranë 100 persona

Shtetet e Bashkuara kanë marrë përgjegjësinë e bombardimeve në perëndim të Mosulit me 17 mars, të cilat vranë të paktën 100 persona, shumica civilë sipas aktivistëve.

Ushtria amerikane hapi një hetim për të verifikuar akuzat. Përmes një deklarate, koalicioni bëri me dije se bombardimet u zhvilluan me kërkesë të forcave irakiane kundër bazave të ISIS.

Ndërkaq, Qeveria irakiane njoftoi sot se do të ndalte përkohësisht betejën për të rimarrë kontrollin e Mosulit nga xhihadistët e Shtetit Islamik.