Pasagjerët e një linje metroje në Manhatan te SHBA u përfshinë në një fushatë pastrimi te simboleve naziste qe gjeten të vizatuara në dritaret dhe dyert e trenit. 

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së Donald Tramp ku tonet diskriminuese për minoritetet shkaktojnë tensione mes etnive, një video e publikuar në Facebook nga Gregory Locke, banor në Manhatan, ka dëshmuar një gjest solidariteti dhe të sjelljes së mirë që ka ndodhur në një nga metrotë e vendit. Pasi kanë gjetur të vizatuara disa simbole naziste në xhamat e metrosë një gru njujorkezësh kanë nisur t’i fshijnë duke u ndjekur më pas nga të gjithë pasagjerët që ndodheshin në vagon. 
Locke shpjegon se fillimisht të gjithë ishin në tension dhe nuk dinin se cfarë të bënin por më pas një pasagjer pyeti të tjerët nëse kishin dicka në cantë që mund ta ndihmonte për ti fshirë. 
Nuk kam parë asnjëherë kaq shumë persona të kërkojnë në canta dhe xhepa njëkohësisht dhe brenda dy minutash cdo simbol nazist ishte fshirë. një histori kjo që është shpërndarë nga më shumë se 430 mijë persona në rrjetin social Facebook. 
Dhe kur një pasagjer komentoi: “Besoj se kjo është Amerika e Donald Tramp.” përgjigja ishte e menjëhershme: “Jo zotëri, nuk është kështu. nuk është kështu sonte dhe nuk do të jetë asnjëherë deri sa njujorkezët të kenë dicka për të thënë.”