Një dritë e gjelbër ka habitur banorët e Wisconsin-it, kur ajo u shfaq në qiell, shkruajnë mediat e huaja.
Po sipas medieve të huaja, bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur gjatë orëve të mëngjesit, për të cilën ende nuk ka ndonjë shpjegim zyrtar.
Ajo besohet se ra mbi liqenin Michigan në orët e hershme të së hënës dhe për shfaqjen e saj kishte raportime, që nga ora 1:30 deri në orën 3:00 të mëngjesit.
Videoja u publikua në internet nga banorët të cilët i kishin kapur pamjet përmes kamerave.
Mendohet se bëhet fjalë për një meteor, shkruajnë mediat e huaja, ngjarje për të cilën thuhet se Shoqata për Meteorë e Amerikës mori më shumë se 185 raportime për incidentin.