E mërkurë, 8 Maj, 2024
Ballina Teknologji SHBA pezullon kufizimet mbi Huawei

SHBA pezullon kufizimet mbi Huawei

Kjo erdhi pas premtimeve të presidentit amerikan Trump në samitin e G20 e Osaka për të rifilluar negociatat tregtare me Kinën.

Ministri amerikan i Tregtisë, Wilbur Ross njoftoi se qeveria do të lëshojë licenca për kompanitë amerikane që duan të bëjnë biznes me gjigantin kinez.

“Kjo gjë vetëm atëherë kur nuk ka kërcënim për sigurinë kombëtare”, shtoi ai.

Një zyrtar i lartë deklaroi se do të marrin masa që krijuesit e chip-eve të vazhdojnë të shesin disa teknologji të kompanisë Huawei.