Dy burra u vranë sot në Portland të SHBA teksa përpiqeshin të ndalonin abuzimin e një njeriu ndaj dy grave myslimane në një tren pasagjerësh, njoftonte policia. Pas ndërhyrjes së tyre abuzuesi u kthye nga dy burrat dhe i goditi për vdekje me thikë. Një tjetër pasagjer raportohej të ishte plagosur para se i dyshuari të arrestohej.

Këshilli Amerikan i marrëdhënieve ndërfetare i kërkoi Trump të ndërhynë për rritjen e islamofobisë në SHBA, dhe e akuzonte se kishte përkeqësuar tendencën me deklaratat dhe politikat e tuij.

Një nga viktimat vdiq në vend kurse tjetri në spital. Policia identifikoi të dyshuarin si 35 vjeçari Jeremy Joseph Christian, dhe e akuzoi për vrasje, tentativa vrasjeje, intimidim dhe armëmbajtje.

“I dyshuari ishte në tren dhe po u bërtiste me sharje në atë që mund të quhet fjalim urrejtjeje. Teksa ishte duke folur dy njerëz u afruan në dukje duke tentuar të ndalonin sjelljen e tij abuzuese, por ata u sulmuan egërsisht nga i dyshuari, çka rezultoi në dy të vdekur dhe një të plagosur”, tha policia.