Nëse bisedoni me LR-PDSH do ju largojm nga Këshilli Opozitar. Marrëveshjen mes partive opozitare e quan lëshim që s`duhet përsëritur! 

I vetëshpalluri “Baba”  këshillit opozitar të  Besës  Kim Mehmeti në emisionin Rruga e Re në tv Shenja bëri të ditur se Lëvizja Besa nuk guxon të negociojë dhe të nënshkruaj marrëveshje me partitë tjera opozitare sepse do të përjashtohet nga Këshilli Opozitar!
Ne Lëvizjes Besa i kemi thënë se nuk mundeni të hyni në bisedime për partneritet me tjerët .Ne nuk mund të bëjme aleanca me ndonjë palë  që njëri don të bashkpunoje me Besën ndërsa tjetri s`don të bashkëpunoje me Besën .
Sa i përket marrëveshjes për bashkpunim e nënshrkuar në mes partive opozitare Besa , Uniteti dhe RDK-në  e Fadil Zenelit me të cilën marrëveshje Lëvizja Besa thirret se kanë bërë bashkimin e opozitës Kim Mehmeti tha se ajo marrëveshje është lëshim dhe unë ju kam thënë atyre të Besës se kjo do të jetë hera e parë dhe e fundit që bëni marrëveshje të tilla dhe se ju mund ta bëni këtë vetëm ditën kur do të dilni nga këshilli opozitar .
LR-PDSH dhe partitë tjera mund të bisedojnë me Besën por Besa atë ditë duhet të largohet nga Këshilli Opozitar sepse nuk jemi ne anëtar të Besës por Besa është anëtar i yni 
Unë nuk kam raporte me partitë që nuk janë në Këshillin Opozitar , unë përveç Lëvizjes Besa dhe PPD tjerët nuk i njoh, ka ironizuar Kim Mehmeti i cili pretendon të jetë zëdhënës i vetëshpallur i pakënaqësisë shqiptare dhe  bashkuesi i opozitës shqiptare në Maqedoni. Përndryshe  Kim Mehmeti  është një figurë shumë e diskutueshme në opinion dhe njihet për të kaluarën e tij  si komunist i përbetuar, mik i pobratimave të LSDM-së dhe deri para do kohe në një prononcim të tijin shprehej se  ishte mirënjohës deri në vdekje ndaj (Abazit)  alias Ali Ahmetit!!!

©fol.mk