Nënkryetarja e LSDM-së, Radmila Shekerinska në lidhje me vendimin e BDI-së për dalje nga qeveria theksoi se ata nuk guxojnë që të lejojnë që Maqedonia të viktimizohet.

“Unë nuk do të dëshiroja që të komentoj vendimin të cilin partia e njëjtë mbrëmë e publikoi dhe paralajmëroi se sot do ta sqaroje. Le ta sqarojnë, të tregojnë kush është qëndrimi i tyre, ajo nuk është puna e jonë.

Megjithatë, puna e jonë është edhe punë e të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe askush prej nesh nuk guxon që të lejoje që Maqedoninë ta viktimizoje për tregti brenda partiake ose  ndër partiake.

Lista e pastër zgjedhore, reforma në medie dhe medie të lira, këto janë kushtet të cilat i vendosën qytetarët e Republikës së Maqedonisë dhe pa to, zgjedhje të lira dhe demokratike janë të pamundshme.

Do të përsërisë, qytetarëve të Republikës së Maqedonisë i duhen zgjedhjet një orë e më herët, për t`i vënë pikën sundimit kriminal që e dëmtoi këtë shtet.

Megjithatë, ato zgjedhje për të qenë zgjidhje e kësaj krize, duhet që të janë të pastra si loti”, deklaroi nënkryetarja e LSDM-së, Radmila Shekerinska.